Mesazhi Ynë

Në Kosovë, nëntë vitet e fundit  po zhvillohet  projekti me fëmijët e klasave të pesta të karakterit shtetëror Kosovision Contest - Gara për vizionin e Kosovës.

Ky projekt është arsimor, ku fëmijët paraqiten për konkurrim me pano-hamer se si e shohin ata të ardhmen e Kosovës në katër fusha: Arsim, Infrastrukturë dhe Mjedis, Bashkëjetesë dhe Ekonomi. Ata  paraqesin këto fusha me anë të vizatimeve dhe elementeve të ndryshme të artit si dhe  garojnë edhe me një projekt ide. Deri në vitin shkollor 2014/15, ky projekt është financuar nga SDC dhe PHZH dhe duke pas parasysh shumën e investimit dhe reputacionin e projektit në Kosovë, ky projekt  vazhdoi  të zhvillohet  duke u financuar tani nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe duke u implementuar sërish nga Qendra për Arsim e Kosovës.

Gjashtë vitet e para, pjesëmarrja ka qenë e hapur për të gjitha klasat e pesta në Kosovë duke arritur kështu numrin e pjesëmarrjes në 1,250-1,300 klasa. Në projektin e ri, pra, nga viti shkollor 2014/15 numri i klasave pjesëmarrëse u reduktua në 250-300 klasa ose afërsisht 25% e klasave të pesta në Kosovë. Projekti çdo vit bën thirrje për aplikim për pjesëmarrje. Ne besojmë se kjo formë fuqizon angazhimin e shkollave dhe komunave që të punojnë në projekt.

Motivimi i mësimdhënësve

Në vend të kompensimit financiar për mësimdhënësit atyre u jepet mundësia të jenë pjesëmarrës në një program trajnimi më kompleks duke fituar deri në 60 kredi. Tri dite trajnimi (të vlerësuara me 24 kredite) u ofrohen të gjithë mësimdhënësve të cilët marrin pjesë në projektin Kosovision Contest. Mësimdhënësit fitues të ciklit të parë kanë shansin të marrin edhe 36 kredi shtesë duke u bazuar në përkushtimin e tyre gjatë realizimit të projektit dhe përgatitjes së portfolios.