Ambasadori i Zvicrës viziton shkollën në Hajvali

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Lukas Beglinger dhe gruaja e tij vizituan Shkollën “Shkëndija” në Hajvali afër Prishtinës. 150 nxënësit e klasës së pestë paraqitën punën e tyre para vizitorëve. Ambasadori dhe gruaja e tij u entuziazmuan nga idetë kreative dhe vizatimet e nxënësve. z. Lukas Beglinger potencoi rolin e rëndësishëm që kanë fëmijët për të ardhmen e Kosovës. Ai gjithashtu falënderoi mësimdhënësit për angazhimin e tyre me fëmijët dhe i motivoi ata për të vazhduar edhe pse ndonjëherë kushtet janë ende shumë të vështira. Vesa Luma dhe Fatmir Spahiu e shoqëruan ambasadorin. Nxënësit ishin të emocionuar nga prezenca e njerëzve kaq të njohur në klasën e tyre.

 

(Shiko Galeria për më shumë fotografi)

Ambasadori i Zvicrës viziton shkollën në Hajvali