Ceremonia e ndarjes së çmimeve bëhet në Pallati i Rinisë

Ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe ekspozimi i posterëve do të bëhet në lokalet e Pallati i Rinisë, Kulturë dhe Sporteve në Prishtinë. Drejtori i qendrës z. Bajram Uka dhe drejtori i shkollës për kitarë Vihuela z. Naser Dula kanë caktuar lokalet për Kosovision Kontest. Pallati i Rinisë ofron një atmosferë të jashtëzakonshme. Vendndodhja e qendrës në zemër të Prishtinës ofron mundësinë për nxënësit dhe njerëzit e interesuar që më lehtë ta vizitojnë ekspozitën. Për shkak të ndërrimit të lokacionit duhet të ndërrohet ora e hapjes së ekspozitës.

 

Ora e re e hapjes: 30 nëntor deri më 3 dhjetor nga ora 9.00- 18.00.

 

Adresa:

PALLATI I RINISË, KULTURËS DHE SPORTEVE-PRISHTINË

 

Rr. Luan Haradinaj p.n

10000 Prishtina

 

 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve bëhet në Pallati i Rinisë