Ekspozimi i posterëve

Të gjithë posterat kanë qenë të ekspozuara në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga 30 Nëntori deri më 3 Dhjetor.

Me ndihmën e një numri të madh të ushtarëve të KFOR-it dhe stafit lokal të projektit, një ditë e plotë është dashur për të bërë instalimin e 125 mureve lëvizëse dhe vendosjes së 1200 posterave. Ky labirint i madh i posterëve, i cili ishte i hapur për publikun prej orës 9.00 deri në orën 18.00 ka tërhequr vëmendje te shumë klasa nga e gjithë Kosova.

Përveç nxënësve, ekspozita është vizituar edhe nga vizitorë të tjerë.

Ekspozimi i posterëve