Trajnimet e Fituesve

Gjatë muajit janar 2016 janë mbajtur trajnimet e mësimdhënësve për fazën e dytë të projektit KOSOVISION CONTEST. Mësimdhënësit tashmë kanë të njohura procedurat e realizimit të projektit. Kontratat me mësimdhënës pritet të nënshkruhen gjatë muajit shkurt kur edhe fillojnë me implementimin e projekteve në shkollat e tyre.

Gjatë trajnimit është bërë edhe përzgjedhja e klasave të cilat do të shkojnë në vikend skijimi në Brezovicë. Këtë vit fatin kanë pasur shkollat "Liman Rekaj" me mësuesen Shpresa Aliu nga Surqina/Ferizaj dhe Shkolla "Visar Krasniqi" me mësuesen Tafije Vladi nga Drenoc/Malishevë.