Për ne

Çka është KOSOVISION CONTEST?

KOSOVISION CONTEST është një projekt arsimor në formë të një gare kombëtare që përcillet nga mediat.

Kush mund të merr pjesë në këtë garë?

Pjesëmarrës mund të jenë të gjitha klasat e pesta në Kosovë bashkë me mësimdhënësit e tyre.

Cilat janë qëllimet e KOSOVISION CONTEST

Kosova ndodhet në një pikë kthese në historinë e saj dhe përballet me sfida të mëdha për të ardhmen. KOSOVISION CONTEST u mundëson nxënësve që duke marrë pjesë në këtë projekt të kontribuojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Ata inkurajohen që t’i shprehin vizionet e tyre dhe të bëhen aktiv.

Çka përmban gara

Për nga përmbajta fëmijët merren me tema nga mjedisi i tyre jetësor. Ato janë arsimimi, infrastruktura dhe mjedisi, ekonomia dhe bashkëjetesa në Kosovë. Fëmijët mendojnë për të arriturat e deritashme në Kosovë dhe për gjërat që ende mungojnë. Kërkojnë rrugëzgjidhje dhe zhvillojnë vizione për një të ardhme më të mirë që i shprehin me fotografi/vizatime dhe tekste në një pllakat.Në hapin e ardhshëm fëmijët japin ide, se si ata vetë mund të kontribuojnë për të ardhmen. Japin një projektide. Pllakati me vizionet dhe projektideja dorëzohen për pjesëmarrje në garë.

Çka ndodhë me punimet e dorëzuara?

  • Të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës  pajisen me  certifikata të akredituara nga MASHT(gjithsej:24 kredite).
  • Përzgjidhen 40 punimet më të mira për të vazhduar fazën e dytë të projektit.
  • Klasat marrin burime financiare për projektin.
  • Klasat të cilat e përfundojnë projektin e tyre  marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve në Prishtinë.
  • Projektet më të mira marrin shpërblime të posaçme.
  • Të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës në fazën e dytë, pajisen me  certifikata të akredituara nga MASHT(gjithsej: 36 kredite).