Dhe fitues janë:

50 klasat fituese janë shpërblyer në ceremoninë të mbajtur të Shtunën, më 29 Nëntor. Aktori, Fatmir Spahiu udhëheqi programin e kësaj ngjarjeje. Këngët dhe performanca e Vesa Lumës i bëri të pranishmit të ndihen mirë. Përveç shpërblimeve të nxënësve, u dhanë edhe tri shpërblime tjera me vlerë të 1000€. Këto çmime u ndanë për klasat në mënyrë shorti dhe do të shfrytëzohen për ndonjë ekskursion.Pas përfundimit të programit, u bë hapja e ekspozitës me rreth 1350 punime. Ekspozita është e hapur për publikun.Dy mysafirët e nderit, Ambasadori I Zvicrës, Lukas Bejklinger dhe Komandanti I Forcave Multi nacionale I KFOR, Gjeneral Starlinger u dhanë fëmijëve komplimente për punën e bërë. Ata gjithashtu shprehën mirënjohje për gatishmërinë e mësimdhënësve dhe nxënësve të cilët kanë bërë ato eksperienca positive.

(Shiko Galeria për më shumë fotografi)

Dhe fitues janë: