KFOR përkrah Kosovision Kontest

Menagjmenti i projekt pret që mbi 1000 klasa të marrin pjesë në garën e Kosovision Kontest dhe të sjellin posterët e tyre. Për të ekspozuar të gjithë posterët nevojitet një infrastrukturë jashtëzakonisht e madhe.Task Force South shumëkombëshe e Forcave Ndërkombëtare, Piece Keeping Force, KFOR në Kosovë ka njoftuar se do të ndihmojë projektin Kosovision Kontest. Ushtarët gjerman do të përgatisin 125 mure lëvizëse për të paraqitur posterët. Ata po ashtu do të ndihmojnë në përgatitjen e ekspozitës në qendrën rinore në Prishtinë.Menagjmenti i projektit është shumë i kënaqur për mbështetjen e KFOR-it. “Mund të krijohen edhe më shumë vlera në këtë situatë, kur organizatat ndërkombëtare punojnë së bashku dhe plotësojnë njëra- tjetrën” tha Tom Kleiber, menagjer i projektit dhe ish-zyrtar në KFOR në Prizren.

KFOR përkrah Kosovision Kontest