KOSOVISION CONTEST filloi me sukses

Më shumë se 250 mësimdhënës, drejtorë të shkollave, përfaqësues të sektorit të edukimit, mysafirë dhe shumë nxënës ishin pjesëmarrës në ngjarjen e madhe të hapjes së projektit më 3 tetor 2008, e premte.

Ngjarja ka qenë e moderuar nga dy nxënës të Prishtinës. Ata së pari i dhanë fjalën koordinatores së projektit, Znj, Ardita Hima. Ajo sqaroi qëllimin e projektit, objektivat dhe orarin e projektit. Ky projekt ka të bëj i gjithi me vizionin dhe idetë e fëmijëve tanë, tha ajo. Ne të rriturit duhet të rijmë në prapaskenë dhe të ju ndihmojmë atyre që ata të mendojnë dhe të punojnë.” Zëvendësministri i Arsimit Z.Agim Hyseni, Ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Z.Lukas Bejklinger e po ashtu edhe i Universitetit të Edukimit në Cyrih, Z. Walter Bircher potencuan rolin e rëndësishëm të fëmijëve për të ardhmen e Kosovës. Programi përfshiu shumë pika, tradicionale dhe moderne nga fëmijët. Një nga më të pëlqyerat ishte edhe performanca e Vesa Luma, këngëtare e famshme. Ajo i ftoi fëmijët që të vallëzojnë me te. Skena ishte e mbushur brenda pak sekondave. Fatmir Spahiu, aktor i famshëm, përkrahu moderatorët e rinj dhe bëri publikun në mënyrë spontane të qeshin më shumë se një herë.

(Shiko Galeria për më shumë foto)

KOSOVISION CONTEST filloi me sukses