Projekti KOSOVISION CONTEST do të vazhdoj edhe për tri vitet e ardhshme

Për dallim nga vitet e kaluara, tani ky projekt zhvillohet ne bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si përkrahës financiar së bashku me Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim. Synim i projektit është që pas tri vitesh, të zhvillohet si lëndë ekstra-kurrikulare në të gjitha shkollat e Kosovës.

Takimet me drejtorët e shkollave janë mbajtur gjatë muajit shtator.

Takimet me mësimdhënësit e klasave të pesta po ashtu janë mbajtur gjatë muajit shtator.