Raundi i dytë i projektit KOSOVISION CONTEST sapo ka filluar

33’ 000 nxënës nga e gjithë Kosova pritet që do të marrin pjesë në këtë projekt këtë vit.

Derisa në raundin e parë janë realizuar 50 projekte, menaxhuesit e projektit këtë herë kanë vendosur që të përkrahin 80 projekte.

Gjatë dy javëve të fundit, të gjithë drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit e klasave të pesta janë trajnuar për punën në projekt, rregullat dhe kushtet për të qenë pjesë e raundit të dytë të këtij projekti. Klasat tani do të fillojnë punën në vizionet dhe projektet e tyre deri më 6 Nëntor.

Ekipi i projektit i nxit të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për të qenë pjesë unike e projektit.

Raundi i dytë i projektit KOSOVISION CONTEST sapo ka filluar