Të nderuar mësimdhënës,



Siç e dini, në Kosovë, në tetë vitet e fundit është zhvilluar një projekt me fëmijët e klasave të pesta të

karakterit shtetëror Kosovision Contest - Gara për vizionin e Kosovës.



Ky projekt është arsimor, ku fëmijët paraqiten për konkurrim me pano-hamer se si e shohin ata

të ardhmen e Kosovës në katër fusha: Arsim, Infrastrukturë dhe Mjedis, Bashkëjetesë dhe Ekonomi. Ata

do t'i paraqesin këto fusha me anë të vizatimeve dhe elementeve të ndryshme të artit si dhe do të

garojnë edhe me një projekt ide.



Mësimdhënësit të cilët shprehin interesim të jenë pjesë e kësaj gare duhet të aplikojnë sipas

udhëzimeve më poshtë.

Mësimdhënësit mund t'i gjejnë aplikimet në web-faqen e KEC (www.kec-ks.org) dhe në adresën e

facebook (Qendra për Arsim e Kosovës) e po ashtu edhe në web faqen e Kosovision-it

(www.kosovision.org) .

Konkursi është i hapur deri më 30 qershor 2016 në orën 16.00

Aplikacionet e vonuara pas kësaj date, nuk merren parasysh.

Aplikacionin e mbushur e dërgojnë në e-mail adresën: arditahima@gmail.com ose ahima@kec-ks.org